10-vjeçarja u gjet e gjallë nën rrënoja 90 orë pas tërmetit në Turqi

Një 10-vjeçare është shpëtuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit gati pas 90 orësh nën rrënoja, pas tërmetit tragjik në Turqi

FOTO: apa.az

Një vajzë 10-vjeçare u gjet e gjallë 90 orë pas tërmetit tragjik në Turqi.

Kështu ka bërë të ditur Departamenti i Zjarrfikësve të Antalias të enjten, raporton CNN.

10-vjeçarja ishte e bllokuar nën rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay.

Ekipi i shpëtimit “dëgjoi zhurmën nga nën rrënoja” dhe ishte në gjendje të shpëtonte Sağlam “si rezultat i një pune të përpiktë 7-orëshe në rrënojat”, thuhej në deklaratë.

“Vajza e plagosur, e cila u dërgua në barelë me shumë gëzim dhe duartrokitje, është dërguar në spital për mjekim me autoambulancë”, ka vijuar deklarata e zjarrfikësve.

“Gjëja e parë që ajo kërkoi pas shpëtimit të saj ishte qumështi”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit të Turqisë dhe Sirisë deri më tani ka marrë jetën e mbi 21 mijë personave.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika