Sot mbyllet konkursi për policët në veri, Sveçla i kënaqur me aplikimet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë për Radio Kosovën se është i kënaqur me aplikimet. Ndërsa, ekspertë të sigurisë thonë se konkursi mund të dështojë për shkak të numrit të vogël të aplikimeve, që është pasojë e presionit të Serbisë.

Konkursi i hapur në fillim të janarit për rekrutimin e policëve të rinj nga radhët e komuniteteve, që do të angazhohen në katër komunat në veri të vendit, pas dorëheqjeve të ish policëve serbë, pritet të mbyllet sot.

Duke mos treguar numrin e aplikantëve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se është i kënaqur me aplikimet.

“Mund të them lirisht se jam i kënaqur me përgjigjen që kemi marrë. Ky konkurs do të jetë në vazhdimësi i hapur derisa nuk plotësohen të gjitha vendet. Por, tani për tani jam shumë i kënaqur me përgjigjen që kemi marrë për sa i përket aplikimeve”, tha Sveçla.

Marrë parasysh zhvillimet në veri, numri i aplikuesve mund të jetë i vogël, vlerësojnë ekspertë të sigurisë.

Njëri nga ta, Fadil Kajtazi, thotë se ky konkurs mund të dështojë, si pasojë e presionit të madh të institucioneve të Serbisë te pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë.

“Gjasat për të konkurruar pjesëtarë të nacionalitetit serb në këtë konkurs për policë të Kosovës, janë tepër të vogla. Jo për shkak se qytetarët e pjesës veriore nuk kanë dëshirë, por për shkak se ekziston një frikë e ngjashme, si për shembull, ata qytetarë serbë që regjistronin veturat me targa RKS u digjeshin veturat apo përjetonin presione të ndryshme”, tha ai.

Teksa flet për presionin nga Serbia, në drejtim të serbëve lokalë, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, shprehet skeptik për sa i përket përmbylljes me sukses të konkursit për policë të rinj.

“Unë vazhdoj të mendoj në atë se ndoshta do të ishte një zgjidhje më e mirë politike, mundësia e rikthimit të zyrtarëve policorë, përveç atyre që nuk janë të involvuar në kryerjen e veprave penale si dhe disa eprorëve aty që kanë qenë iniciatorë për bashkëpunim të vazhdueshëm me regjimin në Beograd. Pra, mendoj se me një zgjidhje politike, rikthimi do të ishte i mundshëm”, tha Ibishi.

Konkursi që fillimisht ishte paraparë të mbyllej më 27 janar, pritet të mbyllet sot. Nga Policia, nuk kanë treguar numrin e aplikantëve.

“Siç jeni të informuar konkursi është i hapur, ndërsa për sa i përket procesit të mëtejmë  do të informoheni me kohë”, kanë thënë nga policia të pyetur nga Radio Kosova për numrin e aplikantëve, dhe nëse mund të zgjatet sërish afati për aplikim, në rast se numri i aplikimeve është i ulët.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika