ORCA kërkon nga UP-ja largimin nga puna të profesorëve Kastrati dhe Dugolli

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka dërguar ankesë në UP, duke kërkuar nga ta që profesorët Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli të largohen nga puna

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) e ka dërguar ankesën e fundit procedurale në Universitetin e Prishtinës, ndaj profesorëve të cilët akuzohen për plagjiaturë, Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli.

Aktivisti Rron Gjinovci bëri të ditur se ankesa i është dërguar kryetarit të Këshillit Drejtues Altin Sahiti, i emëruar nga ministrja Arbërie Nagavci.

ORCA ka kërkuar nga UP-ja që masa ndëshkuese për “mosmentorim të temave të diplomës” të zëvendësohet me “ndërprerje të marrëdhënieve së punës”, për dy profesorët Kastrati dhe Dugolli.

“Kërkuam që masa qesharake për ‘mosmentorim të temave të diplomës’ të përmirësohet dhe zëvendësohet me masën disiplinore sipas Nenit 8, paragrafit 1.10. të Rregullores: ‘ndërprerje të marrëdhënies së punës'”, ka shkruar Gjinovci.

Tutje, Gjinovci ka shkruar se nëse nuk merret vendim me masë më të fuqishme ndëshkimore sesa mosmentorimi i temave të diplomave, atëherë përgjegjës sipas tij do të jenë, Qerim Qerimi, Rektor, drejtues i Senatit të UP-së, Altin Sahiti, kryetar i Këshillit Drejtues dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika