Nis diskutimi për amendamentet kushtetuese të vettingut

"Pas prezantimit të analizës së ekspertit lidhur me amendamentet kushtetuese për Vettingun e niveleve të larta, vazhduam punën në shqyrtimin e amendamenteve, në mënyrë që ato sa më parë të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese", kështu ka deklaruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në diskutimin për amendamentet kushtetuese për Vettingun në sistemin e drejtësisë, organizuar nga Kuvendi në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI).

“Pas prezantimit të analizës së ekspertit, lidhur me amendamentet kushtetuese për Vettingun e niveleve të larta, vazhduam punën në shqyrtimin e amendamenteve, në mënyrë që ato sa më parë të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ndryshe, më 20 janar, ministrja Haxhiu ka njoftuar se kanë mbajtur takimin e parë të Grupit për hartimin dhe finalizimit e projektligjeve për realizimin e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë.

“Pas procedimit në Kuvend të amendamenteve kushtetuese për vettingun, sot mbajtëm takimin e parë të Grupit për hartimin dhe finalizimin e projektligjeve për realizimin e procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë si dhe ofrimin e mbështetjes për Komisionin Add-hoc të Kuvendit për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar”, kishte shkruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se kishte ofruar mbështetjen e saj për grupin punues dhe ka ritheksuar “rëndësinë e këtij procesi për qytetarët dhe shtetin”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika