Dyshohet për sulm seksual dhe shantazh ndaj një gruaje në Komoran

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Komoran dyshohet të jetë sulmuar seksualisht nga një person i gjinisë mashkullore, nga i cili pastaj edhe është shantazhuar

Ilustrim

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person i gjinisë mashkullore si dhe është shantazhuar nga ai në Drenas, përkatësisht në Komoran.

Në njoftimin e policisë thuhet rasti në konsultim me prokurorin është hapur si “Sulm seksual”, ndërsa palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti në fjalë dyshohet të ketë ndodhur më 13 shkurt.

“Komoran 13.02.2023 – NN. Me 14.02.2023 ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke e ngacmuar seksualisht si dhe duke e shantazhuar atë. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika