Kinë: Pensionistët protestojnë kundër zvogëlimit të përfitimeve shëndetësore

Pensionerët kinezë kanë dalë sërish për të protestuar në rrugët e Kinës, kundër zvogëlimit të përfitimeve shëndetësore.

Protestuesit në Wuhan të enjten.

Shumë persona të pensionuar kanë dalë sërish për të protestuar në rrugët e Kinës, kundër zvogëlimit të përfitimeve shëndetësore.

Ata janë mbledhur për herë të dytë në Vuhan – ku është identifikuar për herë të parë koronavirusi – si dhe në qytetin verilindor Dalian.

Protestuesit kanë dalë nëpër rrugë pasi autoritetet kanë thënë se do të zvogëlojnë shumën e shpenzimeve që mund t’i mbulojë Qeveria për të pensionuarit.

Zyrtarët në Vuhan dhe Dalian kanë thënë se nuk janë në dijeni të protestave të fundit, prandaj edhe nuk mund të japin koment.

Kjo valë e dytë e protestave në shtatë ditë ka rritur presionin ndaj administratës së presidentit kinez, Xi Jinping, në prag të Kongresit Popullor Kombëtar që organizohet çdo vit.

Në këtë Kongres, ai pritet të prezantojë ekipin e ri qeverisës.

Ndonëse politikat për sigurime shëndetësore menaxhohen në baza provincash, protestat e përhapura në pika të ndryshme, duket se kanë rritur besimin në fuqinë e protestave.

Në fund të vitit të kaluar, mijëra kinezë të rinj kanë dalë nëpër rrugë për të kundërshtuar politikën për zero raste me koronavirus, e cila sipas tyre ka dëmtuar rëndë ekonominë shtetërore.

Ndryshimet në planin për sigurime shëndetësore, të cilat zyrtarët i kanë prezantuar si reforma, kanë ardhur teksa në Kinë ka nisur të stabilizohet situata, pas një vale brutale të koronavirusit.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika