Foshnja ribashkohet me familjen e gjerë në Siri, prindërit dhe vëllezërit e saj vdiqën gjatë tërmetit

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar që një foshnje është ribashkuar me familjen e saj të gjerë, pasi prindërit dhe vëllezërit e motrat e saj kishin ndërruar jetë në tërmetin që goditi rëndë Turqinë dhe Sirinë

Pasojat e tërmetit në Siri

Një foshnje e lindur në veri të Sirisë gjatë tërmetit shkatërrues të këtij muaji është ribashkuar me tezen dhe dajën e saj, pasi prindërit dhe vëllezërit e motrat e saj kanë vdekur si pasojë e tërmetit që ndodhi në Turqi dhe Siri.

Pamjet që kanë qarkulluar në mediat sociale pas tërmetit kanë treguar një shpëtimtar duke u përplasur poshtë një kodre rrënojash duke mbajtur një foshnjë të vogël të mbuluar me pluhur.

Foshnnja e porsalindur më vonë është identifikuar si fëmija i Abdallah dhe Afraa Mleihan, të cilët vdiqën në tërmet së bashku me fëmijët e tyre të tjerë në Aleppo të Sirisë, raporton aljazeera.

Të shtunën e 18 shkurtit, halla e saj nga babai Hala dhe xhaxhai me martesë Khalil Al-Sawadi u ribashkuan me mbesën e tyre, të cilën e quajtën Afraa, sipas nënës së saj të ndjerë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika