Çfarë i treguan burimet perëndimore për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Petrit Selimit?

Petrit Selimi, ish-ministri i jashtëm i Kosovës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka bërë një njoftim në rrjetin e tij social Twitter, ku ka thënë se ka burime perëndimore të cilat tregojnë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të nënshkruhet brenda disa ditësh, që sipas tij, nuk janë javë.

Më tej, Selimi ka thënë se presioni ndërkombëtar është që marrëveshja të nënshkruhet në parim.

“Për t’i bërë gjërat më intriguese, disa burime të tjera perëndimore më thonë se presioni është sigurisht për nënshkrimin e marrëveshjes parimore të bazuar në ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “në ditë”, ka paralajmëruar ai.

“Jo javë. Anekset dhe çfarë jo mund të kërkojnë pak më shumë kohë”, ka shkruar në Twitter Selimi.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika