Edukatorja e sulmon fizikisht një fëmijë në një çerdhe në Mitrovicë, nëna njofton Policinë, kopshti e pranon

Një edukatore ka sulmuar fizikisht një fëmijë në çerdhe në Mitrovicë, rastin e ka dërguar në Polici nëna e fëmijës, ndërsa e kanë pranuar gjithashtu edhe nga kopshti dhe janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë me organet e rendit

Ilustrim

Në “Kopshtin dhe Çerdhen Nina” në Mitrovicë ka ndodhur një rast jo i zakonshëm, ku një fëmijë i moshës 5-vjeçare është sulmuar fizikisht nga edukatorja e kopshtit.

Rastin për sulmin ndaj fëmijës e ka denoncuar në polici vetë nëna e fëmijës. Pas kësaj, e dyshuara është intervistuar në Prokurori.

Më pas e ka konfirmuar dhe e ka bërë publike vetë udhëheqësja e institucionit, Agnesa Shipoli Nika, përmes një komunikate të publikuar në rrjetin social Facebook, ku thotë se e ka vërtetuar sulmin pas shikimit të kamerave.

Sulmi, siç njofton Nika, ka ndodhur ditën e djeshme nga edukatorja me inicialet A.A, ndaj vogëlushit me inicialet S.I.

Ajo ka theksuar se e ka paraqitur rastin në polici dhe se ka kontaktuar edhe vetë me të dyshuarën, e cila e ka pranuar rastin, duke thënë se ka ndodhur “pa dashje”.

Udhëheqësja e kopshtit ka shprehur keqardhje për një gjë të tillë, ndërsa ka theksuar se “Për sjellje të tillë nuk ka heshtur dhe nuk do të hesht asnjëherë”. Ajo ka bërë të ditur se provat materiale i ka paraqitur para Policisë së Kosovës dhe është e gatshme të bashkëpunojë me organet e rendit.

Komunikata e lëshuar nga Kopshti

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika