Jorginho zbulon detaje nga miqësia me Granit Xhakën

Mesfushori italian Jorginho ka treguar se si Granit Xhaka i ka ndihmuar të vendoset dhe rehatohet mirë në Londrën veriore, pasi iu bashkua Arsenalit nga rivali i qytetit Chelsea

Mesfushori italian ka treguar se si bashkëlojtari i ekipit Arsenal, Granit Xhaka i ka ndihmuar në jetën e tij të re.

Jorginho zbuloi se Xhaka ia kishte rezervuar dhe madje paguar një darkë kur ishte pyetur nga ai se ku do ta këshillonte të hante darkë.

Arsenali e bleu 31-vjeçarin nga Chelsea për rreth 15 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror. Jorginho nënshkroi marrëveshje njëvjeçare e gjysmë me topçinjtë.

I pyetur nëse është i lumtur që tani e ka bashkëlojtar Xhakën, mesfushori italian u përgjigj: “Po, jam i lumtur”.

Jorginho dhe Xhaka kanë luftuar kundër njëri-tjetrit në të kaluarën në fushën e futbollit, por jashtë saj italiani e përshkruan mesfushorin kosovar të Zvicrës si një njeri shumë të mirë.

“Ne i kishim disa beteja në fushë dikur, por jashtë fushës ai është një njeri shumë i mirë dhe tani qeshim shumë së bashku. E pyeta atë se ku duhej të shkoja për darkë, ai e rezervoi vendin dhe nuk më lejoi të paguaja, prandaj i thashë ‘faleminderit shumë’”, tregoi Jorginho.

Xhaka është duke e shijuar një formë jetësore këtë sezon, duke qenë lojtar kyç në luftën e Arsenalit për titull në Premierligë dhe për ekipin kombëtar të Zvicrës.

Ai është lideri i vërtetë i Arsenalit këtë sezon brenda dhe jashtë fushës, pavarësisht se shiritin e kapitenit e bart dikush tjetër, Martin Odegaard.

“Nuk t’u nevojitet shiriti i kapitenit për të qenë lider”

Xhaka ishte emëruar kapiten i Arsenalit më 2019, por e humbi shiritin pas një incidenti me tifozët e vet dhe u zëvendësua nga Pierre-Emerick Aubameyang.

30-vjeçari nuk kishte gjasa të caktohej më kapiten i klubit, por duke folur për këtë së fundmi, pasi Odegaardi u emërua kapiten në gusht, ai këmbënguli se ky titull nuk ka pasur rëndësi kurrë.

“Natyrisht se nuk t’u nevojitet shiriti për të qenë lider. Të gjithë mund t’i shohin liderët në këtë ekip”, ka thënë Xhaka në dokumentarin e Amazonit “Gjithçka apo Asgjë”.

“Natyrisht se ke nevojë për një kapiten në ekip kur na duhet ai. Por unë nuk besoj shumë në shiritin e kapitenit. Tani për tani, ndiej se nuk është vetëm një person po ka shumë të cilët janë shumë të mirë në këtë ekip dhe mund të flasësh me ta dhe ata do të të ndihmojnë. Kjo e bën dallimin e madh tani”, kishte thënë Xhaka.

Xhaka ka luajtur në të gjitha 23 ndeshjet e Arsenalit në Premierligë deri tani këtë sezon, duke kontribuuar me tri gola dhe pesë asiste në rrugëtimin e topçinjve drejt titullit.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika