Dalipi për vdekjen e 14-vjeçares në Brezovicë: Dërgimi në spitalin e Mitrovicës e ka vonuar shpëtimin e saj

Luan Dalipi, shef i Kabinetit të Kryeministrit, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me vdekjen e vajzës 14-vjeçare, e cila ishte lënduar gjatë skijimit në Brezovicë më datën 15 shkurt të vitit 2023. Dalipi ka thënë se ka pasur mundësinë që t’i jepet ndihmë nga mjekët në Ferizaj dhe në Prishtinë.

Sipas shefit të stafit të kryeministrit të Kosovës, dërgimi në Mitrovicën e veriut ka vonuar shpëtimin e vajzës.

“Një vajzë 14-vjeçare serbe e Kosovës vdes për shkak të një narrative të rreme të propagandës së qeverisë serbe se serbët e Kosovës duhet të shmangin trajtimin nga mjekët shqiptarë të Kosovës. Vajza, për fat të keq, pësoi një lëndim në shpretkë gjatë skijimit në qendrën skijimore në Brezovicë më 15 shkurt”, ka shkruar Dalipi.

“Ajo është dërguar në spitalin e Mitrovicës së Veriut, 2 orë larg, duke anashkaluar dy më të afërtat (Ferizaj-30 min dhe Prishtinë-50 min). Dhe u bë tepër vonë për ta shpëtuar”, ka shtuar ai.

“Janë dhjetëra mjekë shqiptarë me eksperiencë të mirë që mund ta kishin trajtuar vajzën në Ferizaj apo Prishtinë dhe ndoshta, vetëm ndoshta ajo mund të ishte shpëtuar”, ka përfunduar Dalipi.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se vajza e cila ka vdekur në qendrën e skijimit në Brezovicë, është e moshës rreth 15-vjeçare.

Ai për Portalin Dukagjini ka thënë se rreth orës 12:00, vajza me inicialet M.B, është aksidentuar teksa po skijonte në Brezovicë, ku si pasojë nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Vajza, fillimisht, është dërguar në Shtërpcë për ndihmë të parë dhe pastaj është dërguar në Spital të Mitrovicës, ku edhe ka ndërruar jetë.

“Sot, rreth orës 16:00, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Qendrën e Skijimit në Brezovicë rreth orës 12:00 ka ndodhur një lëndim trupor gjatë skijimit të një personi e gjinisë femër M.B e nacionalitetit serb, e moshës rreth 15-vjeçare. Pas ndihmës së parë në Shtërpcë, me autoambulancë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në spitalin e Mitrovicës. Rreth orës 17:50, policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara, e njëjta ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika