Shala: Reforma në RTK është dashur të fillojë me njerëz që nuk kanë afinitete politike, Rilindi ka qenë aktivist i Vetëvendosjes

Ish-producentja e Radio Televizionit të Kosovës, Linda Shala, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi ka thënë se “Reforma në Televizion është dashur të nisë me njerëz që nuk kanë afinitete të ngushta me partitë politike”, ndërsa ka treguar se drejtori i ri, Rilind Gervalla ka qenë gjatë aktivist i partisë VV

Ish-producentja e Radio Televizionit të Kosovës, Linda Shala

Ish-producentja e RTK-së, Linda Shala, e ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshin në RTV Dukagjini ka shprehur mendimin e saj edhe për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla.

Sipas Shalës, një zgjedhje e tillë “nuk i shërben as vetë Rilindit dhe as Televizionit”.

Me gjithë respektin ndaj Gërvallës, Shala është shprehur se ai ka qenë aktivist i Partisë Lëvizja Vetëvdosje, e që sipas saj afinitetet me partitë politike të Gervalles sikurse në këtë rast me VV kanë qenë hendikepi i drejtorit të ri të RTK-së.

“Rilindi është një djalë shumë i mirë. Unë e kam mik atë por, mënyra se si është zgjedhur Rilindi drejtor i Televizionit nuk i shërben as Rilindit dhe as Televizionit të Kosovës. Rilindi ka qenë gjithmonë aktivist i Vetëvendosjes dhe ka qenë i hapur, unë e kam respektuar për këtë punë. Mendoj që, reforma në Televizion është dashur të nisë me njerëz që nuk kanë afinitete të ngushta me partitë politike. Hendikep i Rilindit është afiniteti i tij politik me Vetëvendosjen. Mendoj që Rilindi që e njeh dhe e do mediumin mund të jepte një kontribut edhe diku tjetër”, ka thënë ajo.

Ndërsa, ka theksuar se babai i drejtorit të ri të RTK-së ka punuar me vite të tëra në Televizionin e Prishtinës.

“Rilindi ka ardhur për të punuar në punë kur unë kam qenë aty, ai ka ardhur së bashku me një koleg tjetër, Shalën, që nuk po më bie ndërmend emri, kanë ardhur si fëmijët e ish-puntorëve të RTP. Babai i Rilindit ka punuar për vite të tëra në Televizionin e Prishtinës, na i ka dhënë rrogat dhe unë e mbaj mend si një njeri shumë të mirë, të jashtëzakonshëm”, ka vijuar tutje ajo.

E pyetur nga Vokshi se “Pse është larguar nga Radio Televizioni i Kosovës?”, ajo është shprehur se një gjë e tillë ka ndodhur në momentin kur kanë filluar kompromiset me politikën, dhe Shala në këtë pikë tha se ka vendosur të ruajë ndërgjegjen profesionale, morale e politike.

“Ka qenë një moment që m’u ka duk se kemi ra nën presion dhe që kemi filluar të bëjmë pazar me profesionalizmin. Unë kam punuar dhe vepruar gjatë viteve të 90, kur ka qenë vështirë, nën presion dhe nëse arrin me punu në atë ambient dhe me e rujt integritetin moral e politik, vjen në situatë kur duhesh me bo kompromise që mendon se nuk janë profesionale, kjo ka qenë vendimtare. Nuk kam qenë e gatshme të bëj kompromise me politikë dhe kam vendos që me shku nga aty dhe ta ruaj ndërgjegjen”, ka thënë Shala në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.

“Ka në RTK njerëz shumë profesionalë, që janë trajnuar gjatë viteve, e njohin punën dhe janë profesionistë të punës, shpresoj që ata njerëz kanë me ardhë në shprehje në menaxhimin e ri të RTK-së”, ka theksuar ajo.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika