Ish-kryetari i Mitrovicës thërret protestë kundër themelimit të Asociacionit

Me moton “Asociacioni nuk kalon”, Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka ftuar qytetarët që në orën 12:00 të mblidhen në SHFMU “Harun Beka”, në Gushavc

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thirrur protestë kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Me moton “Asociacioni nuk kalon”, Bahtiri i ka ftuar qytetarët që në orën 12:00 të mblidhen në SHFMU “Harun Beka”, në Gushavc.

“Ju ftoj që sikur çdoherë tjetër, edhe kësaj radhe të tregojmë qëndresën tonë stoike për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës, njëkohësisht, ta inkurajojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës që të mos lëshojë pe dhe të mos lejojë në asnjë mënyrë themelimin e këtij Asociacioni famëkeq. Gjaku i dëshmorëve na thërret edhe nga varret, që të bëhemi bashkë e të mos lejojmë që armiku serb të sundojë në tokën tonë”, thuhet në ftesën e Bahtirit.

Ndryshe, këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka bërë të ditur se në bisedën telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është diskutuar për takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit. Ndërsa, është shprehur se ShBA-ja e mbështet një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të Bashkimit Evropian.

“Para takimit të liderëve të dialogut të ndërmjetësuar nga BE për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, SHBA mbështet një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së”, është shprehur Chollet në Twitter.

Me kryeministrin Kurti, Chollet ka bërë të ditur se ka biseduar edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Lidhur me këtë, Chollet është shprehur se të dyja vendet duhet t’i zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar dhe të përparojnë drejt themelimit të Asociacionit. Ndryshe, një bisedë e tillë erdhi dy ditë para takimit të 27 shkurtit në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë. Më saktësisht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takohen të hënën.

Në këtë bisedë me Chollet, Kurti gjithashtu e ka konfirmuar qëndrimin e tij pro propozimit evropian, propozim që e sheh si bazë të drejtë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika