Diaspora shqiptare në ShBA e mirëpret kryediplomatin shqiptar të Maqedonisë së Veriut

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në ShBA, është mirëpritur nga diaspora shqiptare në New Jork dhe New Jersey

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), u takua edhe me përfaqësues të diasporës shqiptare në New Jork dhe New Jersey.

Shefi i diplomacisë së RMV-së ka vizituar mësonjëtoret ku nxënësit shqiptarë ndjekin mësimet në gjuhën shqipe.

No description available.

Osmani iu referua në detaje projekteve të realizuara të Ministrisë së Punëve të Jashtme për dy vitet e gjysmë të fundit edhe si rezultat i apelit dhe interesimit të diasporës.

Kryediplomati shqiptar, ndër të tjera, veçoi digjitalizimin e shërbimeve konsullore (e-konsullata), vendosjen e stacioneve bazë dhe mobile, përmes të cilave, për një kohë të shkurtër pajisesh me dokumentin e udhëtimit, financimin e projekteve për diasporën dhe përfitimet ekonomike në rast investimi në Maqedoninë e Veriut.

No description available.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika