Katër raste të vjedhjes së rëndë gjatë 24-orëve

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se gjatë 24 orëve kanë ndodhur katër raste të vjedhjes së rëndë

Policia e Kosovës-Ilustrim

Policia e Kosovës në raport ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve në territorin e Kosovës kanë ndodhur 4 raste të vjedhjes së rëndë.

Dy raste janë në rajonin e Pishinës, njëra në Çagllavicë dhe tjetra në fshatin Preoc.

“Çagllavicë 24-26.02.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të panjohur ia kanë thyer një xhamë të shtëpisë, ku nga dhe kanë hyrë brenda dhe kanë vjedhur stoli ari. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.”

“Fsh. Preoc 26.02.2023 – 21:37. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se katër dyshuar të maskuar deri më tani të panjohur kanë hapur një derë dytësore të një objekti, me ç’rast kanë hyrë brenda dhe kanë vjedhur disa dokumente. Të dyshuarit me një veturë kanë ikur në drejtim të panjohur. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në rajonin e Ferizajt, respektivisht në fshatin Vojnovc të komunës së Shtimes.

“Fsh. Vojnovc, Shtime 26.02.2023 – 22:03. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të panjohur ia kanë thyer një dritare të shtëpisë, ku nga dhe kanë hyrë brenda dhe kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari, një pushkë gjuetie me leje të skaduar si dhe 7 (shtatë) fishekë.  Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, shtohet në raport.

Ndërsa, rasti tjetër është raportuar nga drejtoria rajonale e Mitrovicës-Jug, rasti ka ndodhur në rrugën “Lah Nimani” në Mitrovicë.

“Rr. Lah Nimani, Mitrovicë 26.02.2023 – 16:34. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë vjedhur një biçikletë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika