Takimi në Bruksel, Berisha: E nënshkruan apo jo marrëveshjen, në një shoqëri normale dita e sotme në të dy variantet do të ishte fundi i jetës politike të Kurtit

Anton Berisha ka thënë se “në një shtet e shoqëri normale, dita e sotme në të dy variantet do të ishte fundi i jetës politike të Kurtit”

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka komentuar takimin e kryeministrin Albin Kurti në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku tema e bisedimeve është plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sipas Berishës, nëse Kurti nuk e nënshkruan sot marrëveshjen, atëherë do të dalë joserioz para bashkësisë ndërkombëtare.

“Në qoftë se Albin Kurti nuk nënshkruan sot marrëveshjen, atëherë do të dalë joserioz në raport me bashkësinë ndërkombëtare, marrë parasysh faktin se teksti i sotëm nuk ‘ka pikur nga qielli’, por është negociuar me kohë dhe vetë Kurti, sipas zyrtarëve evropianë, ka dhënë pëlqimin”, ka shkruar Berisha, duke shtuar se nëse e nënshkruan, atëherë do të dalë joserioz ndaj bashkësisë vendore.

“Në qoftë se Albin Kurti nënshkruan sot marrëveshjen, atëherë do të dalë joserioz ndaj bashkësisë vendore, ngase shqiptarëve në dekada u ka premtuar që nuk do t’i nënshtrohet trysnisë ndërkombëtare dhe gjithë politika e ardhjes se tij në pushtet është bazuar në kundërshtimin e dialogut me Serbinë si dhe me sloganin ‘Zajednica’”, ka shtuar Berisha.

Sipas tij, në një shtet e shoqëri normale, dita e sotme në të dy variantet do te ishte fundi i jetës politike të Kurtit.

“Kosova është përtej interesave të cilitdo individë dhe kjo duhet të jetë përcaktimi ynë kryesor”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika