Barça mposht Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey

Barcelona ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në finalen e Copa del Rey, pasi ka arritur të triumfoj në ndeshjen e parë të gjysmëfinales ndaj Real Madridit

Pamje pas përfundimit të ndeshjes

Barcelona ka mposhtur rivalin e tij më të madh Real Madrid në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1:0 për katalanasit.

Autogoli i shënuar nga Eder Militao e kishte kaluar në epërsi skuadrën e Barcelonës në derbin ndaj Real Madridit që ishte zhvilluar në “Santiago Bernabeu”.

Militao kishte shënuar gabimisht në portën e vet në minutën e 27-të. Dhe goli u pranua vetëm pas rishikimit të sistemit VAR.

Lojtarët e Barcelonës pas fitores ndaj Real Madridit

Barça do të jetë në finalen e Kupës së Mbretit 2023 nëse nuk humbet në shtëpi brenda pak më shumë se një muaji.

Barcelona jo vetëm që është në krye të La Liga Santander, por tani edhe me një epërsi pas ndeshjes së parë të gjysmëfinales.

Të dyja klubet do të takohen në La Liga Santander në Camp Nou më 19 mars, përpara se të përballen në të njëjtën skenë për ndeshjen e dytë të kësaj gjysmëfinale më 5 prill.

Ousmane Dembele dhe mesfushori i ri spanjoll i Barçës, Pedri janë të lënduar dhe nuk kanë qenë pjesë e ndeshjes. Ylli polak Robert Lewandowski gjithashtu ishte në ndeshje pasi nuk arrti të rikuperohet nga një dëmtim i kofshës përpara ndeshjes Real Madrid – Barcelona.

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti nuk ishte në gjendje të thërriste David Alaba, Ferland Mendy dhe Rodrygo për shkak të problemeve muskulore.

Në finalen e Superkupës 2022-2023 në janar, Barcelona mposhti Real Madridin 3-1, falë golave ​​të Gavi, Robert Lewandowski dhe Pedri.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika