Bislimi në Athinë takohet me zyrtarë e deputetë grekë, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve mes shteteve

Zëvëndëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi është takuar me zyrtarë qeveritarë dhe deputetë të Parlamentit të Greqisë gjatë qëndrimit të tij në Athinë

Zëvëndëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë qëndrimit në Athinë, Greqi

Zëvëndëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë qëndrimit të tij në Athinë është takuar me zyrtarë qeveritarë dhe deputetë të Parlamentit të Greqisë.

“Biseduam fillimisht me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, z. Dendias e poashtu dhe në takime të tjera me deputetët Dora Bakoyannis dhe George Papandreou”, ka shkruar Bislimi.

Bislimi ka njoftuar se gjatë këtyre takimeve ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e Kosovës ndaj Greqisë pas aksidentit hekurudhor të ndodhur gjatë kësaj jave.

“Trajtuam marrëdhëniet Kosovë-Greqi dhe mundësitë e thellimit të tyre. Synimi ynë është të forcojmë miqësinë dhe partneritetin me Greqinë”, ka shtuar zëvëndëskryeministri i parë i Kosovës.

Tutje, ai ka potencuar se në këtë vizitë kanë diskutuar mbi zhvillimet në lidhje me rrugëtimin e Kosovës në proceset e integrimit evropian dhe hapat e ndërmarra si dhe procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika