Molliqaj për Qeverinë: Në vend se ta rrisë cilësinë, është rritur përpjekja për ta kontrolluar sistemin arsimor

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Në Ditën e Mësuesit, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës, për mënyrën se si është duke e menaxhuar sistemin arsimor.

Molliqaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, në vend të përpjekjeve për ta rritur cilësinë në arsim, është përpjekur për rritje të kontrollit politik.

Sipas tij, kjo është tentuar të bëhet përmes frikësimit dhe shantazhimit të mësimdhënësve.

“Kjo ditë, sot, mësimdhënësit dhe arsimin e gjen në situatë të vështirë. Në vend të politikave që mundësojnë sistem arsimor të mirëfilltë dhe progresiv, sot kemi një qeverisje që arsimin e ka shndërruar në instrument politik. Në vend të përpjekjes për ta rritur cilësinë, është  rritur përpjekja për ta kontrolluar gjithë sistemin arsimor. Duke i frikësuar dhe shantazhuar mësimdhënësit, i hiqet arsimit dimensioni më i rëndësishëm – kultivimi i guximit për t’u shprehur lirshëm”, ka thënë ai.

Tutje, Molliqaj është shprehur se Qeveria i ka luftuar reformat në arsim duke e shkelur Kushtetutën.

“Çdo përpjekje për riorganizim të sistemit arsimor, qeveria e lufton me të gjitha mjetet për qëllime të ulëta partiake, madje duke shkelur dhe Kushtetutën. Pa plan dhe pa organizim, sistemi arsimor është degraduar si kurrë më parë. E drejta universale për tu shkolluar të gjithë, po vështirësohet çdo ditë, meqë kjo qeveri me iniciativat e saj po e favorizon arsimin privat para atij publik. Kështu rrezikohet dhe cilësia dhe numri i atyre që duan të shkollohen”, ka thënë ai.

Molliqaj i ka falënderuar të gjithë mësimdhënësit për rezistencën e treguar “para çdo regjimi”.

Kryetari i PSD-së e ka cilësuar edhe qeverisjen e Kurtit si regjim dhe ka kërkuar nga mësimdhënësit të jenë unikë dhe të mos nënshtrohen nga, siç i ka quajtur, përpjekjet autoritare për t’i disiplinuar.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika