Molliqaj për Qeverinë: Në vend se ta rrisë cilësinë, është rritur përpjekja për ta kontrolluar sistemin arsimor

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Në Ditën e Mësuesit, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës, për mënyrën se si është duke e menaxhuar sistemin arsimor.

Molliqaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, në vend të përpjekjeve për ta rritur cilësinë në arsim, është përpjekur për rritje të kontrollit politik.

Sipas tij, kjo është tentuar të bëhet përmes frikësimit dhe shantazhimit të mësimdhënësve.

Kjo ditë, sot, mësimdhënësit dhe arsimin e gjen në situatë të vështirë. Në vend të politikave që mundësojnë sistem arsimor të mirëfilltë dhe progresiv, sot kemi një qeverisje që arsimin e ka shndërruar në instrument politik. Në vend të përpjekjes për ta rritur cilësinë, është  rritur përpjekja për ta kontrolluar gjithë sistemin arsimor. Duke i frikësuar dhe shantazhuar mësimdhënësit, i hiqet arsimit dimensioni më i rëndësishëm – kultivimi i guximit për t’u shprehur lirshëm”, ka thënë ai.

Tutje, Molliqaj është shprehur se Qeveria i ka luftuar reformat në arsim duke e shkelur Kushtetutën.

“Çdo përpjekje për riorganizim të sistemit arsimor, qeveria e lufton me të gjitha mjetet për qëllime të ulëta partiake, madje duke shkelur dhe Kushtetutën. Pa plan dhe pa organizim, sistemi arsimor është degraduar si kurrë më parë. E drejta universale për tu shkolluar të gjithë, po vështirësohet çdo ditë, meqë kjo qeveri me iniciativat e saj po e favorizon arsimin privat para atij publik. Kështu rrezikohet dhe cilësia dhe numri i atyre që duan të shkollohen”, ka thënë ai.

Molliqaj i ka falënderuar të gjithë mësimdhënësit për rezistencën e treguar “para çdo regjimi”.

Kryetari i PSD-së e ka cilësuar edhe qeverisjen e Kurtit si regjim dhe ka kërkuar nga mësimdhënësit të jenë unikë dhe të mos nënshtrohen nga, siç i ka quajtur, përpjekjet autoritare për t’i disiplinuar.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika