Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, bën thirrje për siguri ndaj grave

Me thirrjet “Patriarkati vret” dhe “Vrasjet ndaj grave janë të paralajmëruara” kolektivi “Marshojmë s’festojmë” ka nisur të mërkurën një protestë, në kërkim të respektimit të të drejtave të grave në Kosovë.

Protesta ka nisur para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë dhe marshi pritet të vazhdojë edhe në sheshin Zahir Pajaziti në mesditë.

Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe vitet e kaluara në Kosovë, në datën e njëjtë – 8 Mars – kur shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Protestuesit janë dëgjuar edhe duke kërkuar dënime maksimale për vrasësit, dhunuesit dhe ngacmuesit e grave, dhe për më shumë siguri për gratë në ambientet publike dhe private.

Elvedina Hajdari, e cila ka thënë se ka qenë viktimë e dhunës në familje, ka thënë në protestë se është në kërkim të drejtësisë për gratë, REL.

Ajo ka thënë se institucionet e drejtësisë shpesh bëhen bashkëfajtore në dhunën që ushtrohet ndaj grave.

“Si e mbijetuar e dhunës në familje, prej që e kam raportuar rastin më 2021, po bëhen dy vjet që unë luftoj për drejtësi dhe të drejtat e mia. Unë jam dëshmitare e neglizhencës, mosbesimit dhe padrejtësive të vazhdueshme që u bëhen grave nga policia, prokuroria dhe gjykata”.

Përfaqësues të Rrjetit të Grave të Kosovës u kanë thënë të mërkurën mediave se as këtë vit nuk do të festohet, pasi gjendja e grave në shoqëri vazhdon të mbetet shqetësuese.

Në Kosovë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, çdo vit raportohen dhjetëra raste të dhunës seksuale.

Rrjeti i Grave të Kosovës ka thënë se numri më i madh i viktimave të kësaj dhune janë vajzat e moshës 13 deri në 16 vjeç.

Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime nga dy deri në 15 vjet burgim për dhunime e sulmet e tjera seksuale.

Nga viti 2010 deri më 1 dhjetor 2022, në Kosovë janë vrarë 50 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika