Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë personave për kultivim të substancave narkotike

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër gjashtë të pandehurve me inicialet D.Gj, D.T, N.N, LJ.M, K.Gj dhe B.Gj nën dyshimin se kanë kultivuar substanca narkotike në një laborator të improvizuar

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër gjashtë të pandehurve me inicialet D.Gj, D.T, N.N, LJ.M, K.Gj dhe B.Gj.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit gjatë muajit korrik 2022, në fshatin Kovaq, Komuna e Zubin Potokut, në bashkëpunim janë marrë me kultivimin e bimëve narkotike, në një laborator të improvizuar brenda shtëpisë të njërit nga të pandehurit.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit D.Gj, D.T, N.N, LJ.M, K.Gj dhe B.Gj., gjatë muajit korrik 2022, në fshatin Kovaq, Komuna e Zubin Potokut, në bashkëpunim janë marrë me kultivimin e bimëve narkotike, në një laborator të improvizuar brenda shtëpisë të njërit nga të pandehurit, ku pas një pune intensive hetimore të policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, është arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprës penale të lartcekur, arrestimi i pandehurve, konfiskimi i sasisë narkotike, mjeteve për kultivimin e saj, si dhe pajisjeve ndihmëse.”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se me këto veprime të pandehurit D.Gj, D.T, N.N, LJ.M, K.Gj dhe B.Gj., duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika