Nis testimi fizik i të rinjve të cilët kanë aplikuar për pjesëtar aktiv dhe rezervë në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka filluar faza e testimit i të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në FSK dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë

Ministria e Mbrojtjes gjatë të premtës së 10 marsit ka njoftuar se ka filluar “testimi fizik i të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në FSK dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë”.

Në ambientet në Qendrën e Palestrës së Sporteve në kazermën “Adem Jashari”, ka qenë i pranishëm edhe ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, aty ku ka filluar testimi fizik i të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë.

Duke u uruar sukses të gjithë kandidatëve, Ministri Mehaj ka theksuar se është kënaqësi teksa sheh të rinj e të reja që me kaq vullnet mezi presin t’i bashkohen FSK-së.

Ministria e Mbrojtës si institucion dhe FSK si organizatë, u garanton proces transparent, të monitoruar nga instruktorët e FSK-së, përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s, organizatat joqeveritare, si dhe mediat, duke mundësuar kështu raportim në kohë reale, e përzgjedhjen e më të mirëve. Forca e Sigurisë së Kosovës është Forcë që synon shërbimin në NATO, andaj dhe ushtarët tanë janë të nivelit të tillë”, ka theksuar Ministria e Mbrojtjes.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika