Humb jetën një person, u godit nga një veturë në Veternik

Një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë në Veternik. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa shoferi është shoqëruar në stacion policor

Ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes që ka marrë nga një veturë në Veternik.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet në lëvizje.

Vdekjen e këmbësorit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa shoferi është shoqëruar në stacion policor.

Rasti vazhdon të jetë nën hetim.

“Sot, rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika