Kurti viziton Shoqatën e ish-të burgosurve politikë

Në kuadër të 42-vjetorit të demonstratave të 1981-ës, kryeministri Kurti ka vizituar Shoqatën e ish-të burgosurve politikë. Në këtë vizitë, kreu i ekzekutivit është pritur nga kryetari i shoqatës, Shefik Sadiku dhe anëtarë të kryesisë së kësaj shoqate

Kryeministri Kurti në vizitë tek Shoqata e ish të burgosurve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Shoqatën e ish-të burgosurve politikë në 42-vjetorin e demonstratave të vitit 1981.

Kurti është mirëpritur nga kryetari i shoqatës, Shefik Sadiku dhe anëtarë të kryesisë së kësaj shoqate.

Në këtë përvjetor të demonstratave që shënuan fillimin e një procesi që çoi deri në zhbërjen e Jugosllavisë e deri në çlirimin e vendit, ata kujtuan e rikujtuan ngjarjet dhe rrugën që ato trasuan.

Pamje nga vizita

“Demonstratat e vitit 1981, që nisën si protestat spontane të studentëve për kushte të dinjitetshme dhe trajtim të barabartë, shpejt morën mbështetjen edhe të punëtorëve dhe mbarë popullit, që së bashku kërkonin liri, drejtësi, të drejta, Republikë e Vetëvendosje”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Në këtë vizitë, kreu i ekzekutivit ka theksuar se forca, guximi dhe organizimi i studentëve, rinisë dhe punëtorëve “atëbotë përballë shtypjes së dhunshme dhe padrejtësisë sistematike janë shembull i vetëdijes që duhet ndjekur për çdo ditë dhe përkujtuar për çdo vit”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika