Kurti për takimin në Ohër: Marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë, ndihmon në avancimin drejt njohjes reciproke

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një adresimi me video-mesazh ka thënë se besojnë që "marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë ndihmon në avancimin drejt njohjes reciproke”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka adresuar një video-mesazh për edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, ku ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe propozimin evropian për normalizim të marrdhënieve.

“Në takimin trilateral në Bruksel unë ofrova të nënshkruaja një marrëveshje bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi, dhe këtë refuzim ai e bëri publik pasi doli nga takimi”, ka thënë Kurti.

“Javën tjetër ne do të takohemi sërish në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen”, ka thënë tutje ai.

Kryeministri Kurti ka shtuar se besojnë që “marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë ndihmon në avancimin drejt njohjes reciproke”.

Takimi i radhës i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pritet të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika