Njësia e Inteligjencës Financiare edhe më tutje me ushtrues detyre

Tash e më shumë se një vit, pozita e njësisë së intelegjencës financiare, në kuadër të Ministrisë së Financave mbetet me ushtrues detyre. Kjo njësi që merret me parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit në nivel kombëtar, sipas shoqërisë civile duhet të ketë udhëheqës me mandat të plotë për funksionuar në mënyrë të duhur

Në mesin e shumë pozitave që janë me ushtrues detyre, tash e më shumë se 1 vit, edhe Njësia e Intelegjencës financiare, në kuadër të Ministrisë së Financave, është në të njëjtën situatë.

Që nga shkarkimi i Dardan Nuhiut, nga kjo pozitë, pas publikimit të disa incizimeve, në gusht të vitit 2021, kjo njësi operon pa drejtor.

Një konkurs i hapur në vitin e kaluar, ishte anualuar pasi, asnjë nga kandidatët nuk kishte arritur të plotësonte të gjitha kriteret e parapara.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, shkurt ka thënë se së shpejti ky mekanizëm i rëndësishme i shtetit do të ketë drejtor, dhe beson që s’do përsëritet e njëjta situatë.
“Besoj që shumë shpejtë, konkursi është…besoj që po”, ka thënë Hekuran Murati – Ministër i Financave.

Për rëndësinë e kësaj njësie flasin nga shoqëria civile, të cilët thonë se kjo pozitë duhet të ketë udhëheqës me mandat të plotë.
“Njësia për Intelegjencë financiare merret me rastet e publikimit të të dhënave për shpërlarje të parave, pra është një institucion mjaftë i rëndësishëm, dhe në raste të tilla dhe raste të tjera ku institucionet udhëheqen nga ushtrues të detyrës, është pak problematike që të shkojë mënyra në mënyrën e duhur për atë arsye kërkohet, që të zgjidhet sa më shpejtë drejtori dhe kjo agjenci të funksionojë me një drejtor i cili ka mandat të plotë”, ka deklaruar Lavdim Makshana – IKD.

Por, nuk është vetëm pozita e drejtorit në këtë njësi me ushtrues detyre, pasi që edhe disa antarë të bordit mbikqyrës janë të tillë. Kreyetar i bordit, është ministri i Finanacave, derisa aty janë edhe kryeporkurori i Kosovës e drejtori i Policisë, pozita këto që janë aktualisht me ushtrues detyre.

Përvec tyre, në bordin mbikqyrës, janë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Drejtori i Administratës Tatimore, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika