Kryeprokurori Jashari: Nëse deputeti Haliti ka emra se kush është shkaktari i zjarrit në Gjimnazin e parë shqiptar, le t’i sjellë në Prokurori

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, për RTV Dukagjinin, ka thënë se nëse deputeti nga radhët Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka ndonjë emër të ndonjë personi që i ka shkaktuar zjarrin në Gjimnazin e parë shqiptar, le të bashkëpunojë me Prokurorin e Shtetit.

“Deputetët mund të shkruajnë çfarëdo, por nëse deputeti Enver Haliti ka ndonjë emër, mund të vijë direk tek unë dhe as në polici nuk ka nevojë të shkojë, le të vijë tek unë le të ma sjellë emrin, unë menjëherë shkoj e arrestoj atë person, por jo me supozime, sepse ne me supozime nuk punojmë”, ka thënë Jashari për Portalin Dukagjni.

Më tej, ai ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar, por në këtë fazë janë ende konfidenciale.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Halit.

Reagon deputeti nga LVV-ja: Zjarri në Gjimnazin e parë shqiptar, krimi i organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt

Deputeti nga radhët Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Enver Haliti, ka reaguar pasi është djegur objekti i Gjimnazit të parë shqiptar “Ismail Qemali” në Ferizaj, i cili, sipas tij, kjo nuk është hera e parë që ky objekt digjet.

Më tej, deputeti nga LVV-ja e ka cilësuar si “Krimi të organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt”.

“Sot për herë të katërt ose të pestë i vihet flaka objektit të mbrojtur të trashëgimisë kulturore, ish-Gjimnazit të parë shqiptar ‘Ismail Qemali’ në Ferizaj”.

Haliti dyshon se prapa këtij zjarri qëndron dikush që e ka urdhëruar ketë, dhe i ka ftuar organet e rendit që ta zbulojnë këtë rast.

“Ftoj organet e rendit që ta hetojnë dhe të zbulohet urdhërdhënësi i këtij krimi”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika