Rizvanolli dhe Gjini diskutojnë për vendosjen e zinxhirit të prodhimit të biomasës për ngrohje në Ngrohtore

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe përfaqësues të tjerë të kësaj komune. Në këtë takim është diskutuar për vendosjen e zinxhirit të prodhimit të biomasës për ngrohje në Ngrohtore

Pamje nga takimi

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, kanë pritur në takim kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe përfaqësues të tjerë të kësaj komune.

Ministria e Ekonomisë njofton se ky takim është mbajtur me qëllim të koordinimit të të gjithë akterëve dhe Ngrohtores për vendosjen e zinxhirit të prodhimit të biomasës për ngrohje.

“Gjatë takimit janë diskutuar të gjitha sfidat që janë hasur për furnizim të Ngrohtores me biomasë dhe hapat konkretë e të menjëhershëm për t’i tejkaluar ato. Gjatë ditëve në vijim pritet të fillojë puna në nivel teknik për t’i përmbushur këta hapa me asistencë të institucioneve qendrore”, njofton Minisria e Ekonomisë.

Deri më tash, Ministria e Ekonomisë ka subvencionuar Ngrohtoren e Gjakovës me 1.1 milionë euro, apo trefishin e shumës që ka qenë e buxhetuar, për blerje të biomasës gjatë dy sezoneve të kaluara.

“Prandaj, pritet që ngrohtorja të pavarësohet dhe të fillojnë funksionalizimin e zinxhirit të prodhimit të biomasës në mënyrë që së paku pjesërisht të përmbushin nevojat e veta për lëndë djegëse”, thuhet tutje në njoftim.

Gjatë këtij takimi ministrja Rizvanolli ka ritheksuar domosdoshmërinë që çështja e zinxhirit të prodhimit të zgjidhet deri në sezonën tjetër të ngrohjes.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika