Haxhiu: Në Kosovë ekziston femicidi – një pjesë e burrave ua cenojnë të drejtat grave

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka ripërsëritur atë që e ka thënë para disa ditëve në Kuvendin e Kosovës, se në Kosovë ekziston femicidi, që i bie se gratë vriten vetëm për arsye se janë gra.

Haxhiu në emisionin “Five”, tha se një pjesë e burrave për shkak të mentalitetit patriarkal, mendojnë se kanë të drejtë të vendosin për jetët e grave.

“Mendoj që ekziston fenomeni i dhunës në familje dhe ekziston femicidi, që nga viti 2000 deri në 2022 kemi pasur 66 gra nga partnerët, bashkëshortët dhe ish-bashkëshortët. Po është femicid në Kosovë, për shkak të mentalitetit patriarkal, një pjesë e burrave konsiderojnë që kanë të drejta mbi trupin e grave, kanë të drejta që t’ua cenojnë të drejtat atyre, dhe të vendosin vetë për jetën e tyre”, ka thënë ajo.

Sipas saj nëse mohohet femicidi është problem shumë i madh për shoqërinë Kosovare.

“Jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan edhe kudo tjetër ekzistojnë raste të tilla, duhet ta pranojmë këtë në mënyrë që ta gjejmë mënyrën se si ta luftojmë. Nëse themi nuk ka femicid në Kosovë në ndërkohë gratë vriten atëherë mendoj që kjo është problem i madh”, ka thënë ajo.

Ministrja Haxhiu, u shpreh se Qeveria e Kosovës, është duke punuar mjaft shumë në mënyrë që dhuna ndaj grave të minimizohet.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika