Çeku i vendosur: Gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali” në Ferizaj do të restaurohet

Dëmtimi i gjimnazit të vjetër “Ismail Qemali”, i shkaktuar nga zjarrvënia

Dëmtimi i gjimnazit të vjetër “Ismail Qemali”, i shkaktuar nga zjarrvënia, nuk do ta ndalë restaurimin e parparë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kështu tha, ministri Hajrullah Çeku, i cili bëri të ditur se punimet do të përfundojnë gjatë këtij viti.

“Gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali” në Ferizaj do të restaurohet. Punimet do të përfundojnë gjatë vitit. Monumenti do të funksionalizohet si hapësirë kulturore e qytetit. Sot mbasdite isha në Ferizaj për të parë nga afër pasojat e krimit. Ishim bashkë me kryeprokurorin e Ferizajit, drejtorin e policisë në Ferizaj dhe krerët e autoriteteve të trashëgimisë kulturore”, ka thënë ai.

May be an image of brick wall and outdoors

Tutje ai tha, se kur të lejohen të kenë qasje në ndërtesën e gjimnazit, do të bëhet vlerësimi i dëmeve dhe punimet do të vazhdojnë.

“Punimet e restaurimit patën filluar dje, pak kohë para zjarrvënies së orëve të para të mëngjesit të sotëm. Në momentin që zjarrfikësit na lejojnë të kemi qasje në ndërtesë, do të vlerësojmë dëmet dhe menjëherë do t’i vazhdojmë punimet”, u shpreh Çeku.

Sipas tij, “Ferizaji shumë shpejt do të fitojë një hapësirë të re kulturore”, dhe se beteja “për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nuk do të ndalet”.

Ai përfundoi duke thënë që “piromanët e monumenteve duhet të përballen me forcën e ligjit”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika