Molliqaj për Kurtin: Nuk ka asnjë parim e vlerë që nuk e shkeli

Pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me biznesmenin Ramiz Kelmendi, ka reaguar Dardan Molliqaj.

I pari i Partisë Socialdemokrate, tha se Ramiz Kelmendi është importuesi më i madh i mallrave nga Serbia dhe se njëkohësisht është edhe tregtari i preferuar i Kurtit.

Molliqaj, tha se nuk ka asnjë parim që Kurti nuk e ka shkelur.

“Ndër të parat takime me biznese, takon tregtarët. Ndër të parët tregtarë, në krye të vendit Ramiz Kelmendi. Një ndër importuesit më të mëdhenj të mallrave të Serbisë në Kosovë. Nuk ka asnjë parim e vlerë që nuk e shkeli Albin Kurti. Veç një po e mban me çdo kusht: besimin se detyra e tij si bartës i historisë justifikon gjithçka”, tha ai.

Ai e ka postuar edhe një shkrim të mëhershëm të Kurtit, ku thoshte se Kelmendi abuzon me të drejtat e punëtorëve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika