INDEP publikon analizën “Indeksi i Tranzicionit të Energjisë në Kosovë”

Foto ilustruese

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) e ka publikuar analizën për energji të titulluar “Indeksi i Tranzicionit të Energjisë në Kosovë”.

Sipas këtij Instituti, kalimi nga thëngjilli në burime të ripërtëritshme është fazë e cila Kosovën duhet ta gjejë të përgaditur dhe me objektiva të qarta.

Heqja e graduale qymyrit nga përdorimi, sipas Institutit, ka ndikim të madh në shoqërinë kosovare.

“Kalimi nga thëngjilli në burime të ripërtëritshme është fazë e cila Kosovën duhet ta gjejë të përgaditur dhe me objektiva të qarta. Për më tepër, heqja graduale e qymyrit, shpërndarja në shkallë të gjerë e burimeve të ripërtëritshme për energji, vendosja e standardeve të efikasitetit të energjisë nëpër zinxhirët e furnizimit me energji ose hapja e derës për instalimet diellore PV në çati, kanë një ndikim për shoqërinë në tërësi”, kanë thënë nga ky Institut.

INDEP thotë se Kosova duhet të zhvillojë një proces tranzitor duke mos “lënë askënd prapa, dhe duke siguruar sigurinë energjetike për vendin”.

Analiza në fjalë, së bashku me rekomandimet konkrete të integruara në të, mund t’i gjeni duke lexuar të plotë analizën në këtë vegëz.

May be an image of text that says 'INDEP MRADSAN 7,500 5,000 Indeksimii Tranzicionit Energjetik të Kosoves Rekomandime per PO vitin 2023 2023 2031 2050 2,500 Mars, Mars,2023 2023'

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika