Disa orë para takimit Kurti-Vuçiq, PDK: Marrëveshja është e pamjaftueshme dhe nuk arrin qëllimet shtetërore të Kosovës dhe qytetarëve të saj

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i informoi anëtarët e Këshillit Drejtues për takimet dhe diskutimet e shumta të ditëve të fundit me akterë vendorë dhe ndërkombëtarë – në të cilat është diskutuar për aktualitetin politik. Në fjalën e tij, duke diskutuar për propozimin evropian, Krasniqi tha se kjo marrëveshje është e pamjaftueshme dhe nuk realizon qëllimet shtetërore të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi

Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur gjatë ditës së premte mbledhjen e Këshillit Drejtues të saj, në të cilën është diskutuar për situatën e fundit politike në vend dhe propozimin evropian, të pranuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i informoi anëtarët e Këshillit Drejtues për takimet dhe diskutimet e shumta të ditëve të fundit me akterë vendorë dhe ndërkombëtarë – në të cilat është diskutuar për aktualitetin politik.

Në fjalën e tij, duke diskutuar për propozimin evropian, Krasniqi tha se kjo marrëveshje është e pamjaftueshme dhe nuk realizon qëllimet shtetërore të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Nga një marrëveshje me njohjen e ndërsjellë në qendër, sot, fatkeqësisht, Kryeministri Kurti i ka sjellë vendit një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”, tha Krasniqi.

Më tej, Krasniqi tha se vetëm një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme dhe e garantuar ndërkombëtarisht, e përqendruar në njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mundëson paqe të qëndrueshme dhe avancim konkret të integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

Këshilli Drejtues miratoi, pa asnjë votë kundër, deklaratën e propozuar nga Krasniqi – në raport me situatën aktuale politike dhe marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Deklarata e plotë e Këshillit Drejtues të PDK-së:

  1. Partia Demokratike e Kosovës në vazhdimësi e ka mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka inkurajuar edhe Qeverinë aktuale që të angazhohet seriozisht në këtë proces, me qëllim të arritjes së qëllimeve shtetërore të Republikës së Kosovës, për të cilat është punuar për shumë vite me radhë.
  2. Marrëveshja e propozuar aktualisht dhe e pranuar tashmë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është e pamjaftueshme dhe nuk arrin qëllimet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
  3. Partia Demokratike e Kosovës beson se vetëm një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme dhe e garantuar ndërkombëtarisht, e përqëndruar në njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mundëson paqe të qëndrueshme dhe avancim konkret të integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës.
  4. Më tutje, ne besojmë se marrëveshja duhet të ruaj karakterin unitar të shtetit tonë, brenda rregullimit aktual kushtetues, si dhe të krijojë mundësitë reale për njohjen formale të shtetësisë së Kosovës nga ana e pesë shteteve mosnjohëse të BE-së, nisjen e procesit të anëtarësimit në NATO, fillimisht përmes pjesëmarrjes në “Partneritet për Paqe”, si dhe marrjen e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE, pa u larguar nga respektimi i marrëveshjeve të arritura më parë.
  5. Situata aktuale është pasojë e qasjes së papërgjegjshme të Kryeministrit Albin Kurti dhe gabimeve të njëpasnjëshme në procesin e dialogut dhe në raport me partnerët ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës.
  6. Partia Demokratike e Kosovës, si parti shtetformuese, gjithmonë e ka vendosur dhe do ta vendosë interesin shtetëror para interesit partiak.
  7. Ne do të vazhdojmë komunikimin dhe koordinimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, për të shtyrë përpara aspiratën tonë të përbashkët për një shtet të konsoliduar në arenën ndërkombëtare dhe të integruar në familjen euro-atlantike.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika