Escobar: Nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes

Gjersa po qëndron në Ohër të Maqedonisë, I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se synimi mbetet finalizimi i aneksit, gjë e cila shpreson të ndodhë sot (e shtunë)

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se fokusi në dialogun Kosovë-Serbi mbetet te finalizimi i marrëveshjes.

Gjersa po qëndron në Ohër të Maqedonisë me rastin e fazës tjetër të dialogut Kosovë-Serbi, Eascobar ka thënë se shpreson të arrihet një aneks i finalizuar për një marrëveshje për normalizim sot.

‘Unë shpresoj se do të arrijmë një aneks të finalizuar për një marrëveshje për normalizim sot”, ka deklaruar ai për REL, gjersa ka theksuar se “ne nuk jemi të fokusuar në nënshkrim, por po fokusohemi në finalizim. Kjo do të thotë të kemi një pajtim që të dyja vendet të përgatiten për diskutime reale dhe një pajtim real në marrëdhënien e tyre. Kështu që, kjo është më e rëndësishme: finalizimi i aneksit”.

Ndër të tjera, ai ka thënë se nuk ka rrugë drejt Evropës pa njohjen reciproke në mes dy vendeve.

“Mirë, mendoj se duhet të ndodhë. Mendoj se duhet të ndodhë për të gjitha vendet e rajonit. Kështu që, unë mendoj se nuk ka asnjë mënyrë, asnjë rrugë për në Evropë pa e njohur njëra-tjetrën të gjitha vendet e rajonit – që ta njohin njëra-tjetrën – dhe pa punuar mirë së bashku me njëra-tjetrën.”, ka deklaruar ai.

Ndërmjetësues të takimit Kurti-Vuçiq janë shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika