Arrestohet i kërkuari për kontrabandë teksa po kryente të njëjtën vepër

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mjak të Vitisë, i cili kishte urdhërarrest aktiv për kontrabandë.

Ai është kapur duke kryer të njëjtën vepër penale.

“Me datën 22 mars 2023, rreth orës 07:00, njësitë policore Taskforcë nga Policia Kufitare kanë ndaluar një automjet transportues në Mjak të Vitisë, me drejtues dhe pasagjer, dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë legjitimimit të tyre ka rezultuar se i dyshuari, drejtuesi i mjetit, me iniciale I. M., viti i lindjes 1993, kishte urdhërarrest aktiv të lëshuar nga gjykata kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, është vërtetuar se edhe mjeti të cilin e drejtonte ishte pa regjistrim valid.

“Pas veprimeve të ndërmarra është realizuar edhe një kontroll në automjet, me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar 40 thasë fara kungulli x 25 kg= 1000 kg dhe 50 pako arra të qëruara x10.5kg= 525kg, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumente përkatëse dhe se të dyashurit po ashtu kanë pranuar se malli i ngarkuar është futur përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje.

Image preview

Me vendim të prokurorit, i dyshuari i është dorëzuar stacionit policor përkatës për procedura të tjera.

Malli i konfiskuar i është dorëzuar Doganës së Kosovës, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika