Kurti: Rëndësia e autostradës Shkup-Bllacë tejkalon infrastrukturën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, projekt që synon të përmirësojë lidhjet infrastrukturore dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e tij, Kurti tha se autostrada do të shkurtojë distancën dhe do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave mes dy vendeve. Projekti përfshin pesë tunele, tetë ura dhe katër galeri.

“Rëndësia e saj shkon përtej infrastrukturës. Përveç se do të shkurtohet distanca, do të lehtësohet lëvizja dhe do të krijohen mundësi të reja bashkëpunimi për qytetarët dhe ekonomitë e dy vendeve tona”, tha Kurti.

Ai theksoi se në pikën kufitare në Han të Elezit kalojnë rreth 54 mijë maune në vit, apo rreth 150 në ditë, duke vënë në pah rëndësinë e projektit për qarkullimin e mallrave dhe zhvillimin e tregtisë ndërmjet dy shteteve.

Sipas Kurtit, autostrada është pjesë e rrjetit evropian TEN-T dhe e një lidhjeje strategjike që përmes Kosovës e afron Shkupin me Prishtinën dhe më tej me rrjetet dhe tregjet evropiane.

Kurti përmendi edhe projekte të tjera infrastrukturore, përfshirë Linjën 10 hekurudhore dhe projektin Prizren-Tetovë përmes tunelit, të cilat i cilësoi si “ura gjigande të zhvillimit, të bashkëpunimit dhe të afrimit” mes qytetarëve të dy vendeve.

Kryeministri në detyrë falënderoi Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë kontribuuesit për nisjen e projektit, ndërsa vlerësoi edhe kontributin e koalicionit të partive shqiptare.

“Urime fillimi i punimeve të autostradës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve që do ta shfrytëzojnë këtë rrugë”, përfundoi Kurti.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika