Konfiskohen sasi e konsiderueshme e barnave në Pejë, një barnatore mbyllet

Foto arkiv

Dhjetë barnatore i ka kontrolluar Policia e Kosovës, në një operacion në rajonin e Pejës, nën dyshimet se janë duke shitur barna të padeklaruara.

Në gjashtë prej tyre, sipas njoftimit, janë gjetur barna të kontrabanduara apo pa banderola, të cilat cilësohen të dëmshme për jetën e qytetarëve.

“Ky operacion ka qenë i koordinuar së bashku me Doganën e Kosovës (Njësia e Antikontrabandës) dhe inspektorët farmaceutikë nga Ministria e Shëndetësisë. Janë kontrolluar dhjetë (10) barnatore, ku në gjashtë (6) prej tyre, është gjetur sasi e konsiderueshme e produkteve farmaceutike pa banderola”, thuhet në njoftim.

Në tri barnatore ku ishte i njëjti pronar, sipas policisë, janë gjetur “398 lloje të barnave pa banderola, 40 copë barna me banderola të falsifikuara, një produkt narkotik pa licencë”.

Të njëjtit biznes i është lëshuar vendimi nga Inspektorati farmaceutik për mbyllje të biznesit, pasi ka qenë duke punuar pa farmacist përgjegjës.

Në biznesin tjetër “në dy (2) njësi janë gjetur: 203 lloje (produkte) medicinale pa banderola”.

Dhe në biznesin e tretë, janë gjetur 80 lloje (produkte) medicinale pa banderola.

Tre pronarë janë shoqëruar në polici dhe janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

“Tre (3) pronarë të bizneseve-barnatoreve janë shoqëruar në Stacion Policor dhe janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, lidhur me veprat penale të cekura më lart. Në disa barnatore janë pronarët e njëjtë të disa barnatoreve në qytetin e Pejës. Është konfiskuar sasia e barnave pa banderola që dyshohet se janë të kontrabanduara, me procedura të cilat do të merret më tutje njësia e Antikontrabandës nga Dogana e Kosovës, kurse Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike (SHKE-DHKEK) nga Policia e Kosovës procedon lëndën në aspektin penal pranë Prokurorisë kompetente”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse rastet janë inicuar për “Prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore” dhe “Kontrabandim të mallrave”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika