Kurti pranoi se ka Asociacion, Kryeziu: Nuk tha diçka të re

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar që në marrëveshjen me Serbinë përfshihet Asociacioni. Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu, kjo nuk përbën një informacion të ri. Krahas kësaj, i njëjti theksoi se Asociacioni ndodhet te të dyja ish-marrëveshjet për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit

Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se kreu i ekzekutivit nuk ka thënë asgjë të re lidhur me çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Një reagim i tillë i Kryeziut vije pasi kreu i ekzekutivit pranoi se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së arritur më 18 mars në Ohër të Maqedonisë. Sipas Kryeziut, Asociacioni është evident në marrëveshje si shkak i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.

“Kryeministri Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin. Ai dha përgjigje për tërësinë e Propozimit Evropian, përkatësisht për nenin 10 të tij, i cili flet për të gjitha marrëveshjet e deritanishme, plot 39 sosh, shumicën e të cilave nuk i respekton e zbaton Serbia e për vetëm njërën ka vendim të Gjykatës Kushtetuese. Asociacion ndodhet të dy ish-marrëveshjet për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që janë aty“, ka deklaruar ai.

Kurti, e pranoi që në marrëveshjen me Serbinë është Asociacionin, ai e përmendi nenin 10, në të  cilin, sipas tij, flitet për këtë gjë.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë që dy palët e konfirmojnë obligimet e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, që mbeten të obligueshme. 39 marrëveshje janë, për më shumë se 4 vjet janë 39 marrëveshje”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë nuk i pëlqen te plani evropian, Kurti tha se mund ta ketë problem faktin që shumë gjëra nuk janë përfshirë, por që në parim nuk ka ndonjë gjë substanciale që do ta bënte propozimin e papranueshëm.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika