Theret një i mitur në një shkollë në Lipjan, policia arreston një të dyshuar

Lipjan

Një i mitur është goditur me thikë gjatë një përleshjeje që ka ndodhur në shkollën e mesme “Adem Gllavica” në Lipjan.

“Një mashkull kosovar (i mitur) ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur me thikë gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh.

Lidhur me rastin, një i dyshuar për rastin (i mitur) është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Shkolla e Mesme Adem Gllavica, Lipjan 22.03.2023 – 14:24. Një mashkull kosovar (i mitur) ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur me thikë gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin janë intervistuar disa persona. Në konsultim me prokurorin një i dyshuar kosovar (i mitur) është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika