25 vjet nga beteja e Gllogjanit, flasin luftëtarët

Më 24 mars të vitit 1998 ishte zhvilluar një ndër betejat më të ashpra në Kosovë. Forcat serbe në atë periudhë kishin qëllim sulmin mbi familjen Haradinaj që Komandant i zonës operative të Dukagjinit ishte Ramush Haradinaj. Këtë datë e kanë kujtuar luftëtarët të cilët i mbijetuan kësaj bejete

Në 24 marsin e vitit 1998 fshati Gllogjan i Decanit ishte rrethuar nga forcat serbe.

Por, ky nuk ishte qëllimi i vetëm i tyre. Ata kishin synuar sulmin mbi familjën Haradinaj.

Ata depërtuan në oborr por rezistenca e UCK-së I bëri të zbrapsesin.

Këto momente I kujton freskët, Bujar Haradinaj që ishte pjesë e kësaj beteje frontale.

Bujar Haradinaj, ish-luftëtar ka thënë se “Janë kanë mbi 5 mijë forca serbe, ka pas autoblinda, tanke dmth granizonet janë ardh nga Peja, Decani, ata nuk kanë depertu me hi te na por janë vra Agroni edhe Gazmendi me snajper ndërsa vllau Hima është plagu rëndë, I ka marr armët e ktyne dyve dhe ka fillu nja 5 km poshtë edhe ka ndrru jetë nga plagët që I ka marr”.

Ai kujton edhe momentin e plagosjes së ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që në atwë kohwë ishte udhëheqës i luftës në Dukagjin.

 “Është plagu rëndë, është plagu në pjesën e kofshës dhe në dorë edhe problemi ishte qysh me ndal gjakëderdhjen, edhe unë isha I ri. Por e di që të vjetrit na thojshin me përdor djathë, e kemi gjetë do djathë edhe ja kemi vendos në plag të Ramushit edhe ja kemi lidhë”, ka thënë Haradinaj.

Pjesë e luftimeve në zonën e Gllogjanit ishte edhe invalidi i luftës, Isuf Vakagjaj.

Ai flet për rëndësinë e kësaj zone në periudhën e luftës së fundit në Kosovë.

Isuf Vukagjaj, ish-luftëtar është shprehur se “Në Gllogjan filloi rezistenca ku forcat serbe nuk e filluan për së mbari. Beteja e Gllogjanit u thellua edhe në rrethinat e tjera, duke filluar nga Baballoqi, Rastalica, Prelepi dhe Carableku”.

Dëshmorët e parë të kësaj beteje ishin Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj e Himë Haradinaj.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika