Reagon Vasfije Krasniqi e mbështet marshin për ish-krerët e UÇK-së: Me zemër jam me ju

"Ju ftoj që me 2 prill, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të bashkoheni e të marshoni. Me zemër jam me ju”, ka qenë thirrja e Vasfije, Krasniqi

Ish-e mbijetuar e dhunës seksuale dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi, ka reaguar duke e mbështetur protestën e thirrur nga Iniciativa “Lira ka emër” duke thënë se çlirimtarët e Kosovës janë të vetmit që po ballafaqohen me drejtësinë ndërsa përdhunuesit e 20 mijë grave kosovarë ende janë të lirë.

“Drejtësia – kaq shumë e kërkuar nga unë dhe mbi 20 mijë gra tjera në Kosovë, viktima të dhunës seksuale, nuk erdhi asnjëherë. Kriminelët serbë, shkaktarë të këtyre dhunimeve, akoma enden të lirë nëpër Serbi”.

“Fatkeqësisht, sot, të vetmit të cilët po ballafaqohen me një proces gjyqësor janë çlirimtarët tanë, ish-krerët e UÇK-së”, ka thënë ajo.

“Ju ftoj që me 2 prill, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të bashkoheni e të marshoni. Me zemër jam me ju”, ka përfunduar ajo.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të, Vasfije Krasniqit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika