Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Drenas, e goditi me veturë viktimën

Pamje nga qyteti i Drenasit

Një person është arrestuar në komunën e Drenasit, i dyshuar për tentim vrasje ndaj një burri tjetër.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari e ka goditur me veturë viktimën, teksa bëhet e ditur se deri te ky incident ka ardhur për një mosmarrëveshje të mëparshme që kishin dy personat.

Viktima, sipas policisë, është dërguar për trajtim mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte goditur qëllimisht me veturë viktimën mashkull kosovar, të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore. Sipas viktimës, incidenti ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme që kishte me të dyshuarin. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika