Netanyahu shtyn reformën në sistemin gjyqësor

Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shtyrë për muajin e ardhshëm procesin për diskutimin e reformës në sistemin gjyqësor, thuhet në deklaratën e së hënës të partisë së ekstremit të djathtë dhe anëtares së koalicionit qeveritar, Fuqia Hebraike.

Në deklaratë thuhet se kjo shtyhet për seancën e ardhshme të Parlamentit të Izraelit, në mënyrë që të “reforma të kalojë përmes dialogut”.

Parlamenti do të shkojë në pushim javën e ardhshme për festën e Pashkës.

Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi Netanyahu e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, shkruan REL.

Ai u shkarkua pasi foli hapur kundër planeve kundërthënëse të Qeverisë izraelite për të ndryshuar sistemin gjyqësor.

Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut.

Mëngjesin e së hënës, presidenti izraelit, Isaac Herzog, i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i ndalë reformat.

“Për hir të unitetit të popullit të Izraelit, për hir të përgjegjësisë, u bëj thirrje që ta ndalni menjëherë procesin legjislativ”, ka thënë ai në Twitter, duke shtuar se “sytë e të gjithë izraelitëve janë te ju”.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë thellësisht të shqetësuara për këto zhvillime dhe kanë bërë thirrje për kompromis.

Në reforma përfshihen planet që Qeveria izraelite të ketë kontroll në komitetin që emëron gjyqtarët.

Diçka e tillë ua vështirëson gjykatave largimin e një lideri që vlerësohet se nuk është i përshtatshëm për pushtet.

Disa besojnë se një ndryshim i tillë i përshtatet Netanyahut, pasi ai veçse po përballet me gjyqin për korrupsion.

Ndërsa kryeministri izraelit ka thënë se reformat janë të dizajnuara për t’ua pamundësuar gjykatave një pushtet të plotë dhe se këto ndryshime janë votuar nga publiku në zgjedhjet e fundit.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika