Messi nderohet me një statujë në selinë e futbollit të Amerikës së Jugut

Nderimet nuk kanë të ndalur për Lionel Messin pas fitores së Argjentinës në Botërorin 2022

Sulmuesi i Argjentinës Lionel Messi shikon një statujë të tij gjatë një nderimi nga Conmebol.

Lionel Messi është nderuar me një statujë në selinë e Federatës së Futbollit të Amerikës së Jugut pasi udhëhoqi Argjentinën drejt suksesit në Kupën e Botës.

35-vjeçari, i cili javën e kaluar shënoi golin e tij të 800-të në karrierë në një fitore miqësore ndaj Panamasë, i është riemërtuar edhe kompleksi stërvitor i Argjentinës me emrin e tij.

Duke mbajtur një kopje të trofeut të Kupës së Botës, Messi qëndroi pranë statujës me përmasa reale në një ceremoni zbulimi në selinë e shoqatës sportive, Conmebol në Luque, Paraguaj.

35-vjeçari imitoi Maradonën e ndjerë duke udhëhequr Argjentinën drejt triumfit të parë të Kupës së Botës në 36 vjet në Katar në dhjetor.

“Nuk e kisha ëndërruar apo menduar kurrë këtë”, ka thënë Messi.

“Ëndrra ime ishte të shijoja atë që më pëlqente kur isha i vogël, të bëhesha një futbollist profesionist, të bëja atë që kam dashur gjithmonë në këtë jetë. Kam pasur një rrugë shumë të gjatë, shumë vendime dhe humbje, por gjithmonë kam parë përpara dhe kam dashur të shkoj për një triumf, për një fitore”, ka thënë tutje ai.

Po ashtu, ai është shprehur se gjëja më e rëndësishme në jetë është të luftosh për ëndrrat e tua, “se gjithçka është e mundur dhe të shijosh lojën, që është gjëja më e bukur që ekziston”.

Lojtarët dhe trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, morën edhe trofe në miniaturë të Kupës së Botës dhe të Kupës së Amerikës, të cilën e fituan në vitin 2021.

Messi ka shënuar 99 gola për vendin e tij dhe do të bëhet lojtari i parë argjentinas që shënon 100 gola ndërkombëtarë nëse shënon në miqësoren e së martës kundër Curacaos.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika