Djegia e veturave në veri, Vela: Serbia po përpiqet të krijojë frikë për t’i prishur zgjedhjet e 23 prillit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten pas mesnate në veri të Kosovës janë djegur tri vetura të regjistruara me targa RKS. Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, e ka quajtur këtë një fushatë të orkestruar nga Serbia për të krijuar frikë para zgjedhjeve të 23 prillit

Foto ilustruese: Makina e djegur në veri të Kosovës, dhe në cep Blerimi Vela, shef i kabinetit të Presidentit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas mesnatës të së enjtes, sërish është raportuar për djegie të veturave në veri, të cilat ishin të regjistruara me targa RKS.

Për këtë, Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se strukturat ilegale të Serbisë po vazhdojnë me fushatën e orkestruar të frikësimit ndaj serbëve vendas në veri të Kosovës.

Sipas tij, Serbia po përpiqet të krijojë një klimë frike për ta prishur jetën normale dhe zgjedhjet e 23 prillit.

“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë fushatën e orkestruar të frikësimit kundër serbëve vendas në veri të Kosovës! Mbrëmë janë djegur edhe 3 makina të tjera vetëm se kishin targa RKS. Serbia po përpiqet të krijojë një klimë frike për të prishur jetën normale dhe zgjedhjet e 23 prillit”, ka shkruar ai në rrjetin social, Twitter.

Kujtojmë se, edhe të mërkurën mbrëma, policia ka raportuar se dy vetura janë djegur me targa RKS në Zubin Potok.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në komunat veriore ishin planifikuar të mbaheshin më 18 dhjetor 2022.

Por, ato u shtynë nga presidentja Vjosa Osmani, pas shqetësimeve të ndërkombëtarëve për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë gjatë fundvitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika