Kurti takon ambasadorin e Norvegjisë, flasin për bashkëpunim e për marrëdhëniet e mira dypalëshe

Paraditen e së premtes, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl. Kurti shprehu falënderimet e tij për rolin aktiv të Norvegjisë përgjatë viteve në Kosovë

(Majtas) Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti (djathtas)
(Majtas) Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti (djathtas)

Temë diskutimi në mes kryeministrit Kurti dhe ambasadorit Grøndahl, ishte bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e mira dypalëshe në mes tyre.

Me anë të një njoftimi, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në paraditen e sotme takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Dyshja diskutuan për projektet e ndryshme të bashkëpunimit dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe.

Përveç kësaj, bëhet e ditur se Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve në Kosovë dhe jo vetëm.

“Diskutuan për projektet e ndryshme të bashkëpunimit dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe. Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve, dhe veçanërisht për mbështetjen e saj në angazhimin e kuadrove profesionale dhe ekspertizë në institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika