Kurti viziton shoqatën “Thirrjet e nënave”, thekson përkushtimin për fatin e të pagjeturve

Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti në 24-vjetorin e zhdukjes me forcë të Albion Kumnovës, ka vizituar familjen Kumnova, dhe është pritur nga Nesrete Kumnova, udhëheqëse e shoqatës “Thirrjet e nënave”

Pamje nga vizita

Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti në 24-vjetorin e zhdukjes me forcë të Albion Kumnovës dhe pesë burrave të tjerë nga Gjakova, ka vizituar familjen Kumnova, dhe është pritur nga Nesrete Kumnova, udhëheqëse e shoqatës “Thirrjet e nënave”.

“Në dhomën e mbushur plot me kujtime të të birit ende të zhdukur, Nëna Nesrete kujtoi marsin e 1999, kur një javë pasi NATO filloi sulmet ajrore kundër Serbisë, Albioni, në atë kohë 21 vjeç, u mor nga shtëpia e tij, së bashku me pesë të afërm të tjerë civilë. Në prill 2011, eshtrat e personave që u morën bashkë me Albionin u gjetën në Batajnicë pranë Beogradit, dhe u rivarrosën në Gjakovë”, njofton Kryeministria.

Pamje nga vizita

Kryeministri Kurti ka ritheksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me dhunë gjatë luftës dhe për të mos rreshtur së kërkuari drejtësi për të gjitha krimet e luftës në Kosovë.

Në këtë vizitë, kryeministri Kurti shoqërohej nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika