Qalaj i PDK-së për Kurtin: Mirë që ka ndryshuar, mirë që nuk është më ai Kurti që ka tentuar të kallë Kosovën për disa kauza që po dalin të rreme

"...sa i përket figurës se tij si kryeministër jam shumë i dëshpëruar në mënyrën se si po qeverisë, është mirë që ka ndryshuar, është mirë që ka ndryshuar qëndrime, është mirë që nuk është ai Albin Kurti viteve 2010, 2012, 2013, 2015 e 2016, kur ka tentuar që të kallë çdo gjë në këtë Kosovë për do kauza që dolën të jenë të rreme krejt, mirëpo, mirë që tani e ka kuptuar që të qenët në pushtet është më shumë përgjegjësi se sa privilegj"

Deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës, Rashit Qalaj

Deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës, Rashit Qalaj, në emisionin “Personale” ka komentuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Qalaj ka thënë se i vie mirë që ka ndryshuar Kurti, dhe nuk është më Kurti o para disa viteve që ka tentuar të kallë çdo gjë në Kosovë për disa kauza që po dalin të jenë të rreme.

Sipas tij, Kurti e ka kuptuar që pushteti është përgjegjësi dhe jo privilegj, duke theksuar së qeverisja e Kurtiti është jo efikase dhe e dobët.

“…sa i përket figurës se tij si kryeministër jam shumë i dëshpëruar në mënyrën se si po qeverisë, është mirë që ka ndryshuar, është mirë që ka ndryshuar qëndrime, është mirë që nuk është ai Albin Kurti viteve 2010, 2012, 2013, 2015 e 2016, kur ka tentuar që të kallë çdo gjë në këtë Kosovë për do kauza që dolën të jenë të rreme krejt, mirëpo, mirë që tani e ka kuptuar që të qenët në pushtet është më shumë përgjegjësi se sa privilegj. Dhe se pushteti nuk udhëhiqet sikur udhëhiqet një OJQ-ja, por të qenit në pushtet realisht të ndryshon krejtësisht, nuk je ai personi që ke qenë deri dje në rrugë, në OJQ…Unë mendoj që qeverisja e Kurit, është jo e mirë, jo efikase dh e dobët”, ka thënë Qalaj.

Ndërkaq, sa i përket presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Qalaj nuk ka thënë shumë, por, ka theksuar se nuk është një presidente që parqet unitetin e popullit.

“Do të isha rezervu me e komentu, nuk është një presidente e cila paraqet unitetin e popullit dhe këtu isha ndalë…”, ka thënë Qalaj.

 

 

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika