Biden për gazetarin e arrestuar në Rusi: Lëreni të lirë

Presidenti Joe Biden ka kërkuar nga Rusia të premten të lirojë gazetarin e "Wall Street Journal", Evan Gershkovich, i cili u arrestua nën akuza për spiunazh, akuza që gazeta i ka hedhur poshtë

Presidenti amerikan, Joe Biden. Fotografi ilustruese.

Presidenti Joe Biden ka kërkuar nga Rusia të premten të lirojë gazetarin e “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, i cili u arrestua nën akuza për spiunazh, akuza që gazeta i ka hedhur poshtë.

“Ata duhet ta lënë të lirë”, u tha presidenti Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, kur u pyet për mesazhin e tij ndaj Rusisë lidhur me arrestimin e Gershkovich.

Shërbimi Federal rus i Sigurisë ka akuzuar gazetarin amerikan Gershkovich për përpjekje për të siguruar informacione sekrete. Kjo shënon herën e parë që një gazetar amerikan arrestohet në Rusi, nën akuza për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë. Por gazeta “Wall Street Journal” i ka hedhur poshtë me forcë akuzat.

Duke folur në një konferencë shtypi në Lusaka të Zambias, nënpresidentja Kamala Harris shtoi se administrata ishte “thellësisht e shqetësuar” për arrestimin e Gershkovich.

“Ne nuk do të tolerojmë dhe në fakt e dënojmë shtypjen e gazetarëve”, tha Harris, e cila po zhvillon një vizitë njëjavore në Afrikë.

Administrata Biden tha të enjten se po punon për të siguruar që konsullata amerikane të ofrojë ndihmë për Gershkovich. I pyetur të premten nëse ai do të dëbonte diplomatë apo gazetarë rusë që ndodhen në SHBA, presidenti Biden u përgjigj duke thënë se “Aktualisht nuk është në planet tona”.

Karine Jean-Pierre, sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, e quajti vënien nën shënjestër të shtetasve amerikanë në Rusi “të papranueshme” dhe tha se administrata dënon ndalimin e gazetarit Gershkovich “me termat më të ashpër”.

Administrata Biden ka paralajmëruar gjithashtu qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë në Rusi dhe ata që ndodhen aktualisht aty, që të largohen menjëherë.

Në Moskë, kryeredaktori i gazetës “Novaya” Dmitry Muratov, dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe, u tha gazetarëve se e njeh gazetarin e arrestuar. Ai shtoi se Gershkovich nuk ishte agjent, që nuk po përdorte akreditimin e tij profesional për të mbuluar veprimtarinë si spiun.

Duke folur më në përgjithësi për shtypjen e gazetarisë së pavarur nga Kremlini, e cila është intensifikuar qëkur Rusia sulmoi Ukrainën, Muratov tha se “Kjo prirje, për t’i etiketuar njerëzit si spiunë dhe akuzuar ata për tradhti në çdo hap, bëhet për të treguar se profesioni i gazetarit është një profesion armik i vendit”. VoA

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika